Pas muajsh të tëra pritjeje, gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të nisë tashmë në 3 prill.

Data u konfirmua sot në konferencën mbi ecurinë e çështjes, të mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Procesi fillon të hënën e ardhshme me deklaratat hyrëse ndërsa paraqitja e provave nis një javë më vonë.

Nga sa u pohua në konferencë, deklarata hapëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë deri në pesë orë. Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi do t’i lihen tre orë në dispozicion, ekipi i Kadri Veselit do të ketë 45 minuta, mbrojtja e Rexhep Selimit një orë, ndërsa ajo e Krasniqit një orë e gjysmë.

Kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith ka kërkuar nga palët të respektojnë kohën, e theksoi se mbrojtësit duhet të përqendrohen në çështje që lidhen me akuzat dhe të shmangin deklaratat e natyrës politike. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë, që të gjithë ata janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave për krime kundër njerëzimit.

Ish-krerët e UÇK-së morën pjesë  dhe ata përmes lidhjeve video në seancën e sotme për ecurinë e çështjes. Në pjesën më të madhe të kësaj seance mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, argumentoi faktin se si UÇK-ja nuk kishte një strukturë të organizuar dhe se roli i Shtabit të

Përgjithshëm ishte i kufizuar dhe me pak ndikim gjatës luftës së viteve 98-99. Trupi gjykues nga ana tjetër tha  se provat që do të paraqiten në proces gjyqësor nga Prokuroria janë se të akuzuarit kanë qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm që ka pasur kompetenca dhe përgjegjësi të rëndësishme përfshirë disiplinën dhe emërimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA