Grabitet shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër, autorët mbesin duarbosh dhe marrin sendet e sanitareve

20/03/2023 09:30

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër.

Dy të mitur, kane kaluar derën e oborrit të shkollës e më pas janë futur në ambientet e saj. Si objektiv ata kanë patur vjedhjen e kabinetit të informatikes, klasë e cila është inauguruar së fundmi me pajisje të reja.

Dy të miturit kanë tentuar të thyejnë derën e klasës por nuk ia kanë arritur dot.

Pas disa tentativave të dështuara, fëmijët kanë kontrolluar klasat e tjera dhe kanë arritur të marrin vetëm një laptop dhe janë larguar.

Kur kanë ardhur në mëngjes për të nisur mësimin, mësuesit kanë vënë re dyert e hapura. Ata kanë njoftuar policinë.

Në kamerat e sigurisë duken dy fëmijë të mitur. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Top Channel