Njihet si Mekami i Baba Mustafait ose i quajtur ndryshe Varri  i gjatë.

Sipas shërbyesit të tij Gëzim Karari, varri është 10 metra i gjatë dhe sipas gojëdhënave i përket një emigranti të zonës me përmasa jo të zakonta i cili frymën e fundit e dha pikërisht në këtë vend.

Shërbyesi Gëzim Karari i cili e ka trashëguar brez pas brezi rolin e mirëmbajtësit të Mekamit të Baba Mustafait ka theksuar se ky varr misterioz te cilin nuk e prishi dot as diktatura tani po tërheq vizitorë të shumtë veçanërisht të hënave e të premteve.

Mekami i Baba Mustafait njihet gjerësisht nga banorët e zonës të cilët tregojnë se Varri  i gjatë mbart jo vetëm legjenda, por edhe mrekulli. Ky vend i shenjtë është kthyer në vend pelegrinazhi jo vetëm për banorët e zonës, por dhe më gjerë.

Top Channel