Përkujtohet Lufta e Mashkullorës! 115 vjetori i betejës të çetës së Çerçiz Topullit me garnizonin turk

19/03/2023 12:44

Në Mashkullorë, pranë Gjirokastrës është përkujtuar 115 vjetori i luftës së Mashkullorës ku çeta e Çerçiz Topullit u përball atëherë me garnizonin turk në një betejë të pabarabartë. 

Tërësia e vargjeve të kënduara rreth kësaj ngjarjeje është një prej pasurive më autentike folklorike të zonës, që  u rindërtua me iniciativën e gazetarit të Top Channel Marin Mema.

Trashëgimia e pasur folklorike që buron prej kësaj ngjarjeje orientoi një linjë të kënduari me në qendër atdheun dhe lirinë. Kontribute të tilla si ato të çetës së Çerçiz Topullit  frymëzuan lëvizjet e mëtejshme që i paraprinë pavarësisë.

Banorët e Mashkullorës e kanë rrëfyer historinë e kësaj lufte brez pas brezi.

Rrapi historik i Mashkullorës u shemb pak vite më parë duke ndjekur fatin e shumë pemëve historike të rrapit në të gjithë Jugun por lufta e Mashkullorës e 18 Marsit të vitit 1908 është përjetësuar në një memorial.

 

 

Top Channel