Gjirokastra u vesh sërish me ngjyrat dhe ritmin e karnavaleve këtë fundjavë,  një festë popullore e rikthyer 3 vite më parë pasi kishte munguar për rreth shtatë dekada.

Tradicionalisht ky ritual pagan zgjonte qytetin nga plogështia e dimrit dhe i dedikohej purifikimit dhe rifillimit të jetës.

Vetëm katër fotografi historike i kanë mbetur qytetit sipas studiuesit Ilir Lluri nga fillim shekulli i kaluar por memoria historike e festës që ka pasur tërësisht identitet lokal është duke u dokumentuar.

Karnavalet e kanë ndryshuar paraqitjen vizuale por jo përmbajtjen. Festa dy ditore ofroi një paradë të maskave, muzikë tradicionale, banda muzikore për orët e mbrëmjes, kulinari të stinës, dhe larmi aktivitetesh në natyrë.

Këtë vit vizitorët po mbërrijnë që prej fillimit të marsit në Gjirokastër çka flet për një sezon të mirë turistik por qytetit ende i mungon planifikimi afatgjatë i eventeve si karnavalet, festave lokale apo panaireve dhe koordinimi me operatorët turistikë për t’i promovuar më mirë eventet.

Top Channel