Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin maratonë të mbajtur në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Takimi Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiç në Ohër nën ndërmjetësimin Europian, është komentuar me nota pozitive nga kryeministri Edi Rama,  i cili thekson se dakortësia të mos jetë një hile ballkanike.

Kryeministri Edi Rama ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e prodhuara në Ohër, të ndërmjetësuara nga BE, mes Kosovës dhe Serbisë. Pa eufori por me realizëm kryeministri Shqipërisë e shikon kështu, dakortësinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes në tryezën e dialoguar.

Rama: Le të shpresojmë se djalli nuk është fshehur në detaje dhe ajo në çfarë u dakortësua, jo një marrëveshje e firmosur,  të mos jetë një hile ballkanase. Në të kundërtën do të jetë një arritje historike dhe do të inkurajojë pranverë në marrëdhëniet mes dy nacionalisteve në të mëdha ballkanike shqiptare e serbe.

Pjesë e komentit të Edi Ramës është edhe inkurajimi çuarjes përpara të asaj që u dakortësua në Ohër mbrëmjen e të shtunës.

Rama: Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA