Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier mbrëmjen e sotme, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier” ku mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba 58 vjeç, banues në Patos me detyrë punonjës policie është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel