Tjetër skandal në familjen mbretërore? Kriset marrëdhënia me Kate! Një tjetër grua në jetën e Princit William?

17/03/2023 22:01

Ditët e fundit janë ndezur sërish thashethemet se William dhe Kate Middleton po kalojnë një krizë në çift dhe shkak për këtë dyshohet të jetë për këtë është sigurisht një tjetër grua e quajtur, Rose Hanbury.

Kjo e fundit nuk është një emër i panjohur për Princeshën e Wales-it. Rose është një mikeshë e vjetër e familjes mbretërore britanike, pasi u martua me Markezin e shtatë të Cholmondeley, David Rocksavage, në vitin 2009.

Kjo nuk është hera e vetme që William dhe Rose komentohen për një lidhje të mundshme. Hera e parë që u fotografuan së bashku ishte në vitin 2019, në një festë. Kjo është arsyeja pse në atë kohë pretendohej se princi po e tradhtonte Kate gjatë shtatzënisë së tretë. E gjithë kjo bëri bujë në pallat dhe Kate i kërkoi të shoqit ta largonte nga rrethi i tij i miqve.

Sipas mediave britanike, William dhe Hanbury kaluan së bashku edhe ditën e Shën Valentin-it. Thuhet se dyshja u panë në një darkë romantike atë ditë në Londër. Sipas një kamarieri në restorant, William i kishte dhuruar Rose-s një gjerdan me perla në Ditën e të Dashuruarve.

Rose në vitin 2009 u martua me Rocksavage, 23 vite më i madh se ajo. Dasma e tyre ishte dy ditë pasi ajo njoftoi se ishte në pritje të binjakëve dhe gjithçka u bë me nxitim.

Pas dhjetë vitesh martesë dhe tre fëmijëve së bashku, Rose dhe David u divorcuan në vitin 2019, pikërisht kur filluan komentet për një lidhje mes saj dhe Princit William.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA