Përfaqësuesi i Berishës në KAS: S’ka ende vendim të formës së prerë për PD-në, Celibashi bëri gjykatësin

16/03/2023 13:02

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, përfaqësuesi ligjor i Berishës ka parashtruar argumentet përmes së cilave kërkon që PD e Rithemelimit të regjistrohet në zgjedhje.

Teksa pretendoi se Celibashi ka bërë rolin e gjykatësit me vendimin e dhënë për PD-në, Nuraj tha se nuk ka ende një vendim të formës së prerë, pasi sipas tij vendimit të apelit do t’i bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Kemi paraqitur brenda afatit dokumentacionin për regjistrimin e PD me kërkues kryetarin Berisha. Kemi pritur të bëhej regjistrimi, është marrë në shqyrtim dokumentacioni, jemi dëgjuar, kemi paraqitur provat, gjatë relatimit dhe vendimit kemi ngelur të shtangur pasi komisoneri në zbatim të rolit dhe funksionit që i ka ngarkuar kushte dhe kodi zgjedhor ka bërë rolin e një gjykate. Gjatë gjithë debatit, kemi parë që aty është arsyetuar dhe janë diskutuar dokumentacione që ne si kemi paraqitur të ardhura nga një burim tjetër, në bazë të atyre dokumentacione. Keni të bëni me dokumentacione që s’kanë vlerë ligjore. Komisioneri ka kompetencën të bëjë hetim mbi faktet dhe dok e paraqitura. Ne jemi të bindur se PD e Berishës s’duhej të ishte regjistruar për zgjedhjet vendore, duke anashkaluar një dokumentacion të plotë të saktë dhe me legjitimitet nga anëtarësia”, tha Nuraj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA