Ekskluzive/ Senatorët amerikanë flasin për Shqipërinë dhe vendimin për të strehuar opozitën iraniane

15/03/2023 23:08

Senatorët amerikanë komentuan ekskluzivisht për Top Story vendimin për të strehuar opozitën iraniane nga Shqipëria.

Ata janë shprehur se mirëpritja e opozitës iraniane nga Shqipëria e ka forcuar akoma edhe më shumë marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duam të shohim një Iran laik dhe jo bërthamor, të lirë, kjo është ëndrra për shumë amerikanë se shumë kanë dëgjuar për kohët e mëparshme kur ka pasur Iran të lirë, kur ishte një Iran i lirë dhe i zhvilluar. Të sigurohen që s’do të jetë bërthamor, të sigurohen që njerëzit të adhurojnë fenë të lirë si dikur”, tha senatori.

“Liri për popullin e Iranit, si kongresmenë nga Teksasi ne e duam lirinë, jam këtu me flamurin amerikan dhe të Teksasit në kravatë, këtë duam për Iranin, liri, prandaj jemi këtu, prandaj po luftojmë”, tha kongresmeni.

“Do të jetë e pamundur me regjimin e tanishëm që dikush si Rajavi të arrijë të udhëheqë. Siç e dini të drejtat e grave në Iran janë të shtypura. Duhet të bëjmë gjithçka të mundemi që të sigurohemi që burrat, gratë dhe fëmijët të gjithë të jenë të lirë”, tha senatori.

“Natyrisht  udhëheqja e saj ka qenë thelbësore me përparimin për çlirimin e vendit. Udhëheqja e saj dhe plani me 10 pika do të çojnë drejt një Irani të lirë, demokratik, laik dhe pa armë bërthamore”, tha ai.

“Është sigurisht pikëpamje tërheqëse për të ardhmen, ajo nuk është ndryshimi i mundshëm, ajo është ndryshimi i vetëm është diçka e rëndësishme për të, ajo e di këtë, por ajo rrezikon jetën dhe për këtë ka nderimet e mia. Gjatë komenteve të mia thashë, po sikur të kemi presidenten e parë grua në Iran?”, tha ai.

Pyetje: Shqipëria ka mirëpritur tre mijë anëtarë të MEK, si i ka përforcuar apo ndryshuar kjo gjë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë?

“Unë e dëgjova konferencën e Shqipërisë dhe kam krijuar miqësi me shumë njerëz të qeverisë së Shqipërisë, jam shumë i kënaqur me atë qe po bëjnë. Duhen mbështetur iranianët që duan të shikojnë vendin e tyre të lirë, Shqipëria ka qenë një mike shumë  e mirë e SHBA-së ndër vite dhe duam ta vijojmë këtë miqësi”, tha senatori amerikan.

“Them se i ka përforcuar tej mase marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, populli i Amerikës e do lirinë, populli shqiptar e do lirinë përkushtimi I përbashkët ndaj lirisë po I sjell vendet tona edhe më pranë ndaj njëri-tjetrit, e përshëndesim Shqipërinë që i ka ofruar strehë”, tha kongresmeni.

“Vetëm përforcohet sa më shumë vende të bashkohen, duam të bashkohet e gjithë bota.”

“Shqipëria ka pasur gjithnjë marrëdhënie të forta me SHBA dhe mendoj se kjo të vazhdojë”, theksoi senatori amerikan.

Top Channel