Operatori telefonik i emergjencës duhej të sigurohej mirë për atë që po thoshte 72 vjeçari Ronald Clifton, teksa kërkonte ndihmë pas sulmit nga një zebër e madhe mashkull qe e kafshoi në krah.
Policia u detyruan ta qëllonin për vdekje kafshën mbrëmjen e të dielës (12 mars) pas sulmit ndaj të zotit në qytezën e Circleville, Ohio, SHBA
Sipas rrjetit Fox News, ai thoshte në telefon: “Më duket se më ka këputur krahun …dërgoni policinë.”
Oficerët e sherifit të Pickaway erdhën në vendngjarje dhe gjetën Clifton të shtrirë përtokë.
Ata u përpoqën të poziciononin makinën e policisë mes tufës së disa zemrave dhe Clifton, por mashkulli trupmadh e agresiv sulmoi duke goditur derën e makinës.
Policia më pas e largoi atë duke e frikësuar me sirenat, dhe i erdhën në ndihmë Clifton me krahun thuajse të këputur dhe gjakderdhje nga bërryli.
Dy ofierët i lidhën krahun dhe arritën të fusnin Clifton në një ambulancë.
Policia tha se zemra sulmuese ishte mashkulli i vetëm në grup dhe ndoshta sillej në mënyrë protektive ndaj femrave. Pasi qëlluan disa herë në ajër zebra nuk duhej se largohej dhe oficeri tha se u detyrua ta qëllonte në kokë.
Clifton u dërgua në spitalin e Columbus, Ohio.
Top Channel