Ndihmat e para humanitare evropiane mbërrijnë mes përplasjeve në R.D. Kongo (fotot)

10/03/2023 18:58

Luftime shpërthyen sot mes grupeve militante dhe forcave qeveritare në Republikën Demokratike të Kongos, teksa një avion me ndihma humanitare nga BE mbërriti në vend.

Ndihmat ishin misioni parë ajror nga Bashkimi Evropian për qytetin e përfshirë nga konflikti.

Avioni me 35 metër kub material, ku përfshiheshin tenda, dyshekë dhe pajisje mjekësore u ul në aeroportin e Goma, i pritur nga ambasadori BE që premtonte të tjera dërgesa.

Qyteti me rreth 1 milionë banorë kërcënohet nga rebelët e njohur si M23, që kanë nën kontroll territore të provincës Kivu, që prej rihapjes së konfliktit në fund të 2021.

Goma, në kufi me Ruandan dhe liqenin Kivu në jug, është gjithashtu e kërcënuar nga perëndimi ku mund te ndërpren lidhjet rrugore me pjesën tjetër të vendit, shkruan rrjeti AFP.

Pas një dite qetësie përplasjet rinisën të premten rreth 30 kilometra në perëndim të Goma.

Agjencia e OKB për refugjatët UNHCR tha dje se ishte “e alarmuar” pasi konflikti ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Rreth 300,000 njerëz llogaritet se janë zhvendosur nga veriu i Kivu muajin që shkoi, sipas UNHCR.

Lëvizja rebele M23, është një nga disa grupe të armatosura në lindje të RD të Kongos, të rigrupuar nga luftrat rajonale prej fillimit të shekullit.

Në vitin 2012, grupi rebel morën për pak kohë kontrollin e qytetit Goma para se të dëboheshin nga një ofensivë kongoleze me ndihmë ndërkombëtare.

FOTO GALERI
2/3
Qyteti me rreth 1 milionë banorë kërcënohet nga rebelët e njohur si M23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA