Mbledhja e KQZ-së ka nisur me tensione këtë të enjte, ndërsa pritet të regjistrohen partitë e mëdha.
Të gjithë përfaqësuesit ligjorë të partive që regjistrohen sot janë të pranishëm.
PD e Alibeajt përfaqësohet nga Indrit Sefa, PD e Berishës nga Ledio Nurja dhe PL nga Altin Kaziaj.
Kur Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u dha fjalën përfaqësuesve i citoi si përfaqësues të Bashës dhe të Berishës.
Pas kësaj Indrit Sefa i tha: Më cito korrekt jam përfaqësues i PD, më cito drejt.
Celibashi tha se në fund të kësaj dëgjese do të vendoset se kush ka tager të përfaqësojë PD-në.
Përfaqësuesi i Alibeajt: Duhet të regjistrohemi si subjekt politik pjesëmarrës se kuvendi i 11 dhjetorit dhe statusi dhe organet e partisë dhe aktet ligjore janë ende në fuqi dhe mos regjistrimi i partisë më të madhe në vend do ti jepte goditje pluralizmit. Kërkoj një kopje të dokumentacionit të dorëzuar në KQZ nga Berisha.
Top Channel