Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së e ka Lulzim Basha, sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.

Kryetar i PD-së sipas Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi është Basha duke i lënë afat kohor 48 orë për plotësimin e mangësive në dokumentacionin e dërguar.

Kryekomisioneri tha se dokumentacioni i paraqitur nga Indrit Sefa nuk është i plotë, duke theksuar se kompetenca mund  të delegohet por përgjegjësia jo.

Deklarata në emër të PD nuk mund t’i delegohet dikujt tjetër dhe në këtë situatë duhet të firmoset nga Basha.

Celibashi: Të drejtën për të kërkuar regjistrim bazuar në dokumentet zyrtare të cilat janë vënë në dispozicion e ka zoti zoti Lulzim Basha, ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit. Nga vlerësimi i dokumentacionit te paraqitur nga Lulzim Basha do duhet sipas ligjit që kërkesa për regjistrimin e PD të paraqitej nga kryetari i PD zoti Lulzim Basha. Në vlerësim të dokumentacionit unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Besoj se është e qartë se dhe për ju Indrit dhe për këdo tjetër. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64 të kodit zgjedhor.

Celibashi: Dhe sipas vlerësimit tim në përputhje me këtë parashikim ligjor kërkoj që akti autorizues të jetë i qartë. Kush autorizon  është e qartë pasi të drejtën e ka zoti Basha. Nuk kemi paqartësi dhe në lidhje me personin që autorizohet pra me ju. Sipas dokumentit që keni paraqitur qartësia nuk është e plotë. Ju jeni autorizuar për të regjistruar PD në zgjedhjet e vitit 2023.  Dokumenti juaj ka mangësi qe lidhet me detyrimin e kryetarit të Partisë Demokratike për të na shkruar deklaratën nuk mund të delegohet në palë të treta. Kompetenca mund  të delegohet, përgjegjësia jo. Ndaj duke e konkluduar gjithë këtë arsyetim dhe premisa vlerësoj që dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesi i kryetarit të PD Lulzim Basha kur kërkohet regjistrimi i PD si subjektet zgjedhore nuk është i plotë. Ndaj do ju jap 48 ore kohë për të bërë plotësimet e kërkuara.

Përfaqësuesit e Alibeajt nuk e pranuan vendimin e Celibashit dhe thanë se do ankimojnë në komisionin e Ankesave. Edhe grupimi i Berishës nuk e pranoi vendimin e kryekomisionerit.

Data e fundit e regjistrimit të koalicioneve është 15 marsi, por më shumë gjasa ai më parë do vijojë betejën të regjistrojë PD-në në emrin e tij.

Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë u regjistruan sot në mbledhjen e KQZ-së, ndërsa një ditë më parë përfundoi procesi i regjistrimit të 42 subjekteve politike të vogla.

FOTO GALERI
15/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA