Cara Delevingne ka zbuluar se është katër muaj esëll, duke thënë se “ndonjëherë keni nevojë për një kontroll realiteti”.

“Ky proces padyshim ka uljet dhe ngritjet e veta”, tha modelja dhe aktorja britanike 30-vjeçare për Vogue teksa u hap për përvojat e saj me varësinë dhe depresionin.

“Njerëzit duan që historia ime të jetë kaq e veçantë, ku unë thjesht them: ‘Oh shiko, unë isha një i varur dhe tani jam esëll dhe kaq.’ Dhe nuk është aq e thjeshtë sa kjo. Nuk ndodh brenda natës … Sigurisht që unë dua që gjërat të jenë të menjëhershme, mendoj se kjo gjeneratë veçanërisht, ne duam që gjërat të ndodhin shpejt, por më është dashur të gërmoj më thellë”, shprehu ajo.

Fotot ishin një burim turpi dërrmues dhe një thirrje zgjimi, tha Delevingne për Vogue në një intervistë të botuar të mërkurën, për imazhet e publikuar nga paparacët në aeroportin Van Nuys në Los Angeles në shtator.

Fans concerned Cara Delevingne is on drugs after erratic video goes viral

Ai moment, i shoqëruar me depresionin e përkeqësuar nga pandemia Covid-19, humbja e gjyshes së saj, lufta e përjetshme me varësinë, ajo kujtoi përvojën e saj të parë të keqpërdorimit të alkoolit në moshën shtatë vjeçare.

Pasi u publikuan fotot, Delevingne tha se miqtë e saj u mblodhën dhe se ajo u angazhua për programin me 12 hapa – një grup mbështetës që përfshin dorëzimin ndaj një fuqie më të lartë, çfarëdo forme që mund të marrë.

Delevingne tha se ajo i kaloi Krishtlindjet dhe Vitin e Ri esëll me të dashurën e saj, Leah Mason, “duke kaluar kohën më të mirë” dhe ka përfshirë meditimin dhe lëvizjen në praktikën e saj të jogës dy herë në ditë.

“Për këdo atje jashtë që ende po lufton, mos u dorëzo, nuk je vetëm”, shtoi ajo në Instagram.

Cara Delevingne addresses airport photos for first time

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA