Grabiti nën kërcënimin e thikës kambistin në Durrës, prokuroria ndryshon akuzën ndaj të arrestuarit

09/03/2023 10:51

Prokuroria e Durrësit ndryshon akuzën ndaj të arrestuarit të vetëm për grabitjen e kambistit në Durrës, ndërsa gjykata vendos hetimin e tij në gjendje të lirë.

Sot, u zhvillua në gjykatën e Durrësit seanca për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtuesit të automjetit që u përdor për grabitjen e kambistit të tregut të lirë valutor. Tre ditë më parë policia e Durrësit arrestoi 63-vjeçarin Vladimir Rusi si bashkëpunëtor i grabitësit kryesor, ende i paidentifikuar nga policia, ndërsa sekuestroi edhe automjetin e përdorur për vjedhjen me dhunë të 58-vjeçarit.

Gjatë seancës, organi i akuzës ka deklaruar se nga hetimet e kryera deri në këtë fazë rezulton se i arrestuari i policisë nuk ka qenë bashkëpunëtor në krim, po duhet të përgjigjet për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Rusi është marrë si taksist nga autori i grabitjes që nën kërcënimin e një thike i ka marrë mbi 1 milion lekë kambistit Skënder Hasani në Durrës. Akuza kërkoi detyrim paraqitjeje për taksistin dhe gjykata vendosi pikërisht

Grabitja ndodhi mesditën e së dielës te tregu i lirë valutor, pranë filialit të postës shqiptare në Durrës. Autori, një burrë rreth 35 vjeç i është afruar kambistit dhe i ka kërkuar të futet në automjet pasi donte të shkëmbente rreth 10 mijë euro. Më pas i ka kërkuar shoferit, të cilin e kishte marrë si taksi, të lëviznin në një vend tjetër për të mos rënë në sy. Automjeti ka lëvizur drejt Katund Sukthit ku nën kërcënimin e thikës të vendosur në gjoks, kambistit 58-vjeçar nga Durrësi i është vjedhur çanta me para në vlerën e mbi 1 milion lekëve të rinj.

Pasi i ka marrë paratë, autori e ka hedhur jashtë mjetit në ecje kambistin pikërisht në Katund Sukth dhe është larguar. Menjëherë i grabituri ka njoftuar policinë për ngjarjen që çoi në pranga taksistin, ndërsa punohet për identifikimin e autorit të grabitjes.

Të dy, dhe kambisti dhe taksisti e ushtronin aktivitetin e tyre pa licencën përkatëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA