Foto/ Sërish sulme në Ukrainë, qytetarët strehohen në stacionet e metrove nëntokësore

09/03/2023 18:10

Banorët e kryeqytetit ukrainas janë strehuar brenda stacioneve të metrosë nëntokësore pasi sirenat e sulmeve ajror u dëgjuan në kryeqytet.

Ukraina raportoi se 81 raketa ruse u lëshuan në 10 rajone, duke përfshirë gjashtë raketa hipersonike Kinzhal, të cilat Kievi nuk është në gjendje t’i rrëzojë.

Nga këto, 34 raketa lundrimi thuhet se u rrëzuan nga mbrojtja ajrore.

Lufta në Ukrainë vijon prej më shumë se një viti,duke shkaktuar dëme katasrofike. Bombardimet intensive në qytete ka shkatërruar ndërtesat, ndërsa milion a njerëz janë detyruar të largohen. Ata kanë vendosur të braktisin gjithçka vetëm për të shpëtuar nga lufta.

Top Channel