Një ekspozitë retrospektivë e piktorit Guri Madhi na përcjell këtë personalitet ndryshe. Ashtu siç jemi mëuar asnjëherë më parë ta shohim, si një abstraksionist.

Me vepra që qëndronin fshehur nëpër cepat e studios së tij. Të ruajtura dhe sigurisht asjëherë të shfaqura më herët.

Punimet nisin nga viti 1937 deri në 1988. Kjo ekspozitë u hap me rastin e 7 Marsit dhe në 35-vjetor të largimit nga jeta të piktorit. Punime janë të teknikave të ndryshme, në pikturë, grafikë, pastel, karbon dhe në laps.

Në këtë ekspozitë paraqiten gjithashtu disa vizatime, pastele të realizuara drejtpërdrejt në natyrë, etj. Nuk mungojnë dhe disa skica, vizatime, portrete, të realizuara edhe gjatë qëndrimit në Kosovë, por dhe pas kthimit prej saj.

Në vitet 1960-1968 ka disa vepra në pikturë, që reflektojnë drejtimin e tij drejt abstraksionizmit. Dhe disa nga këto vepra u zbuluan pas ndarjes së tij nga jeta.

Top Channel