Orion Shima na merr përdore për të na zbuluar një udhëtim magjik në mitolet dhe bukurinë e pastër të Mesdheut, nëpërmjet pikturës së tij.

“Deteve ngjyrë vere” quhet ekspozita e tij e fundit në Galerinë Fab.

Në këtë ekspozitë pasqyrohet gjithçka që i përket kulturës së kohës së Homerit, Odisesë, sojlinjtë e Kadmusit e të Harmonisë, çiftit që la Tebën me historikun e mbartur të fatkeqësive familjare, e që më pas pëson metamorfozën…  figura që s’dinë ta çmojnë kohën në Olimp, e si pasojë humbasin në gjera të pavlera…

Më pas shfaqet Zeusi në pasionet e veta, më tej Edipi para Sfinksit. Udhëtimi i Shimës na çon pastaj tek “Metamorfozat” e Ovidit. Të gjitha këto tablo na flasin për ikjen, tragjizmin, humbjen e kohës në një det kotësie, apo më keq, vesesh e shthurje.

Temat e tilla, që janë sa historike dhe të ndërtuara nga Historia e Artit, Shima i ka ndërthurur me një linjë modern, duke të dhënë një mundësi që ti ta rishikosh dhe ta transformosh fabulën… ta risjellësh në kohën tënde, në kohë ku autori dhe ne jetojmë.

Top Channel