“Ahmetaj ka pasur dijeni për kontrollin”/ Spahiu në “Top Story”: Ka prova të mjaftueshme për zbardhjen e inceneratorëve

09/03/2023 22:31

Analisti Kreshnik Spahiu zbuloi disa detaje të reja nga kontrolli që iu bë banesave të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt dhe partneres aktuale.

Ai deklaroi në “Top Story” se ky kontroll nuk është i befasishëm, pasi vendimi është dhënë më parë nga gjykata.

“Hedhin dritë atë çka vetë Ahmetaj dhe Rama kanë pasur dijeni për këto që kanë ndodhur sot. Nuk kem të bëjmë më një kontroll në flagrancë, i cili është vendosur sot. Ka një vendim gjykate. Byroja e hetimit i ka adresuar një kërkesë gjykatës e cila është nxjerrë pardje tek të dyja banesat, ish-bashkëshortja dhe partnerja aktuale”, tha Spahiu.

Analisti sqaroi se ky kontroll nuk është bërë për të verifikuar pasurinë e ish-ministrit, por për të gjetur dokumenta të mjaftueshme për zbardhjen e çështjes së inceneratorëve, për të cilën akuzohet.

“Nuk kemi të bëjmë me një deklarim pasuri pasi bëhet kollaj, por me një kontroll të brendshëm të banesës ku dyshohet se ka prova të mjaftueshme për zbardhjen e inceneratorëve, gjykata ka arsyetuar se janë shkaqe të arsyetueshme për të ushtuar kontrolle në këto banesa. Ankim ndaj kontrollit të banesës nuk është bërë. Nëse ka pasur një denoncim që ka të ardhura nga inceneratorët janë marrë në pyetje persona të tretë. Duke nisur që nga hidraulikët, elektricistët dhe çdo person i tretë që ka marrë pjesë në ndërtimin e kësaj vile, u shpreh Spahiu.

Ai zbuloi se Ahmetaj ka qenë në dijeni të vendimit për kontrollin që do t’i bëhej banesave, madje i jepet e drejta të ishte prezent në momentin që do të kryheshin verifikimet.

I ka dhënë ligjshmëri për të ushtruar këtë kontroll, i cili është mjet i kërkimit të provës. Ahmetaj ka pasur dijeni për këtë vendim Prokuroria speciale është e detyruar t’i ndënshtrohet kodit të proceduarave penale e cila duhet në mënyrë të arsyetuar për të bërë këtë kontroll. Ahmetaj ka të drejtë të mbrohet me një avokat, madje mund të ankohet ndaj kontrollit por në rastin konkret nuk ka pasur një ankim në gjykatën më të lartë. Ligji parashikon edhe orën në të cilën kryhen kontrollet. Sipas vendimit të gjykatës Ahmetajt i jepet e drejta të jetë aty gjatë kontrollit”, shtoi më tej Spahiu.

Lexo edhe: Kontroll shtëpisë së partneres së ish-ministrit Ahmetaj, gjenden 30 mijë euro

Top Channel