Ngjarja në Paskuqan ndodhi ekzaktësisht në orën 12:39 minuta. 5 minuta e 30 sekonda ishte koha që iu desh Dan Hutrës që nga ardhja e tij me veturë, dhe deri kur tregoi forcën e tij me gratë e familjes Hysa.

Kjo dukej të ishte një ngjarje e paralajmëruar. Në 16 qershor të vitit 2022, Hutra ishte arrestuar nga Policia për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa. kishte dalë nga burgu në 16 shkurt të vitit 2023 për të çuar deri në fund një seri krimesh që I mendonte prej kohësh.

Absurdi i kësaj historie është se Elena Hysa ishte pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata që në 24 qershor të vitit të shkuar me afat deri në 24 qershor të këtij viti.

Nga audioja e videos së dalë nga kamera e sigurisë në Paskuqan dëgjohet se Hutra ka bërë si fillim dy të shtëna teke me kallashnikov. Më pas ai ka lëshuar disa breshëri ndaj grave që gjeti në banesë, dy prej të cilave mësohet se ishin duke larë makinën në oborr. Jashtë gardhit të banesës shihen fëmijë të sapo ardhur nga shkolla që vrapojnë të tmerruar.

“Jam nisur për në banesën e Elenës. Doja ta vrisja sepse unë i kërkova disa herë që të bënte ADN-në e fëmijës, edhe nga burgu i kisha dërguar mesazhe, por ata nuk pranuan. Pasi shkova në banesë kam qëlluar me thikë dhe me armën që kisha me vete”.

Ai kishte dyshime mbi atësinë e fëmijës së lindur vetëm pak muaj më parë. Në këtë familje, Hutra kishte pasur si objektiv primar edhe ish-vjehrrin.

Por, duke qenë se nuk e kishte gjetur në shtëpi, ka qëlluar ndaj grave. Referuar dinamikës në vendngjarje, atij i është bllokuar kallashnikovi pasi ka ekzekutuar motrën e ish gruas dhe bashkëshorten e ish kunatit. Më pas, ka nxjerrë thikën duke plagosur Elenën dhe ish-vjehrrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA