Djali i hallës së Etleva Kurtit bën apel për drejtësi. Sipas tij ata ndihen të kërcënuar dhe të frikësuar për familjen dhe fëmijët.
Etleva, e cila humbi jetën nga plumbat e Hutrës, kishte disa muaj që ishte e martuar në Lezhë. Ajo kishte ardhur për vizitë tek shtëpia e nënës së saj në Bathore. Por, u ekzekutua pa mëshirë duke iu prerë ëndrrat në mes pa pasur asnjë faj.
Kryefamiljari Petrit Kurti nuk gjendej në banesë në momentet e ngjarjes. Siç u raportua nga të afërm të tij, ai ndodhet prej disa kohësh jashtë shtetit duke iu ruajtur hakmarrjes pasi djali i tij Vladimiri vuan dënimin për kryerjen e një vrasjeje.
Në një lidhje telefonike vëllai i Etlevës shprehet se nuk ka shtet dhe nuk ka drejtësi.
Ajo që bën përshtypje në gijthë serinë e ngjarjeve ëhstë reagimi I vonuar I policisë në momentet e para. Teksa monstra Dan Hutra kishte vrarë tre gra dhe plagosur tre të tjera, Policia ende nuk kishte mbërritur tek ngjarja e Kodër-Kamzës në Paskuqan ku mbetën të vrara dy gra. Fenelinat e Policisë u dëgjuan për herë të parë në ora 12:59, ose 20 minuta pas ngjarjes.
Top Channel