Emancipimi i gruas, vuajtje apo progres?/ Godole në “Top Story”: Ne jemi shoqëri e mbyllur, por jo dhunuesish

08/03/2023 23:01

Pedagogia e Gazetarisë, Jonila Godole komentoi në “Top Story” mënyrën se si lidhen në shoqërinë shqiptare ngjarjet me gratë.

Ajo shpreh se jemi një shoqëri e mbyllur, por kjo nuk do të thotë se jemi dhunues.

Opinioni që është krijuar tek të tjerët, sipas pedagoges, mund të jetë ndikuar edhe nga mënyra se transmetohen rastet ekstreme.

“Ne jemi shoqëri e mbyllur. Nuk do të thoja se jemi një shoqëri dhunuesish. Media mbase e jep këto modele ekstreme. Në shumë raste mënyra se si shfaqen në shoqëri ndikon. Kështu krijohet ideja që gratë janë të tilla. Gratë janë si viktima, ndërsa burrat përdhunues”, tha Godole.

Top Channel