Ukraina mohoi çdo përfshirje në sulmet e shtatorit 2022 kundër tubacioneve të gazsjellësit rus Nord Stream, që po ndërtoheshin për të dërguar gaz natyror nga Rusia në Gjermania.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit Volodymir Zelensky, i hodhi poshtë kategorikisht të tilla raporte e tha se vendi i tij nuk ka aspak gisht në këtë çështje. Moska i refuzoi dhe ajo të tilla pretendime duke I cilësuar si “një fushatë mediatike lajmesh të rreme”.

“Nuk e kuptoj sesi mund të bëjë SHBA-ja supozime pa një hetim të plotë mbi ngjarjen. Është e qartë se autorët e atij shpërthimi po kërkojnë të shmangin vëmendjen”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë shtetërore të lajmeve, Ria-Novosti.

Më herët, zyrtarë amerikanë që, thanë se kishin analizuar të dhënat e reja të inteligjencës, sugjeruan se goditja e Nord Stream është bërë me shumë gjasë nga një grup që përbëhet nga shtetas ukrainas ose rus, edhe pse sipas New York Times vetë inteligjenca amerikane nuk ka arritur në një përfundim të qartë.

Nuk ka dëshmi që në këtë episod të jetë përfshirë Zelensky, apo ushtarakët më të lartë ukrainas, raportoi gazeta. Zyrtarët amerikanë nuk i janë përgjigjur për momentin interesimit të mediave për të konfirmuar apo mohuar këto raportime. Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja i quajtën sulmet e shtatorit të vitit 2022 ndaj gazsjellësit që kalon nën Detin Baltik, si “akt të sabotimit”, ndërsa Moska fajësoi Perëndimin. Asnjëra nga palët sakaq, nuk ofroi prova për akuzat e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA