“Gëzuar 7 Marsin!” Ministrja e Arsimit uron me videon e nxënësve nga shkollat e vendit

07/03/2023 08:53

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar 7 Marsin me një video të fëmijëve nga shkolla të ndryshme të vendit, përfshirë edhe ata më aftësi të veçanta.

Kjo video u realizua me kontributin e nxënësve nga Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë, Instituti i Nxënësve që Nuk Dëgjojnë, Shkolla Artistike “Jan Kukuzeli” Durrës, Shkolla e Baletit dhe Gjimnazi “Qemal Stafa” Tiranë.

“Gëzuar 7 Marsin dhe mirënjohje për ju të dashur mësues! Ju me misionin tuaj edukoni fëmijët tanë, mbillni ëndrra dhe i frymëzoni ata çdo ditë! Kjo video u realizua me kontributin e veçantë të nxënësve nga Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë, Instituti i Nxënësve që Nuk Dëgjojnë, Shkolla Artistike “Jan Kukuzeli” Durrës, Shkolla e Baletit dhe Gjimnazi “Qemal Stafa” Tiranë”, shkruan Ministria e Arsimit.

Top Channel