Një nënë e re, bebja 10 muajshe e të cilës peshonte gati 13 kg thotë se kritikohet shpesh nga përdorues në rrjet për të birin, megjithëse e ushqen me një dietë të shëndetshme.
33 vjecarja Nabille Mchugh, lindi beben e saj 3.5 kilogramëshe në janar 2020 por pesha e të voglit nisi të rritej me shpejtësi dhe kur ishte 10 muajsh duhet të vishte rroba për fëmijë sa dyfishi i moshës së tij.
I vogli i quajtur Atlas është bërë tashmë një “yll rrjetesh sociale” prej postimeve të nënës në TikTok ku rreth 120,000 ndjekësit thurrin lëvdata për palët e mishit në krahët e tij.
Por megjithë lavdërimet nga admiruesit, Nabille thotë se ka dhe nga ata që tallen duke i thënë se “e ushqen beben me Mcdonald’s”.
Ata nuk e dinë në fakt se bebja me qumësht gjiri dhe se doktorët kanë thënë se nuk ka probleme me peshën e tij.
31-vejçarja Colorado, SHBA, tha për rrjetin The Sun: “Disa nga komentet më lënduese janë ato si për shembull ‘çfarë i ke bërë bebes së shkretë’ ose ‘do ta bësh me diabet që në moshë 2-vjecare”.
“Disa të tjerë thonë se e kam ushqyer te McDonald’s, që është qesharake. I kam thënë shpesh se e ushqej vetëm me gji”.
Gruaja thotë se është detyruar të bllokojë shumë njerëz prej komenteve.
Pesha e bebes së saj rritej aq shpejt sa Nabille thotë se duhet të blinte vazhdimisht rroba të reja për të voglin.
Nëna e dy fëmijëve thotë se doktorët nuk shqetësohen për peshën e bebes: “Ata e duan shumë, duan vetëm ta përqafojnë”.
Tanimë Atlas është bërë dy vjeç dhe ka humbur një pjesë të peshës, edhe pse nëna e tij thotë se është ende i madh për moshën e tij.
“Ai po humbet peshë sepse është tashmë një fëmijë më aktiv”, thotë gruaja.
Top Channel