“Carlo ke diplomë juridiku ti?”/ Debati i fortë në “Top Story”, Bylykbashi: Po më tregon ligjin që kam shkruar unë?

06/03/2023 22:49

Diskutimi se kujt i përket sigla dhe vula e Partisë Demokratike, përplasi këtë mbrëmje në “Top Story”, nënkryetarin e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashin dhe analistin Carlo Bollino.

Bollino vuri në dyshim vërtetësinë e dokumentit të publikuar pak ditë më parë, ku Basha i kalon stafetën Alibeajt dhe Bardhit, ndërsa Bylykbashi shpjegoi se ka një kërkesë për shqyrtim në gjykatë në 18 prill. Debati mes dy të ftuarve agravoi dhe Bylykbashi i tha analistit se nuk ka një diplomë në juridik për t’u përfshirë në debat.

Bylykbashi: Kërkohet që ajo e dhënë të jetë përfundimtare, Lulzim Basha e ka atë të dhënë të ankuar, ka një kërkesë në gjykatë që është për shqyrtim në 18 prill, është shtyrë nga 1 mars në 18 prill

Bollino: Ju jeni jurist

Bylykbashi: Ta mbaroj?

Bollino: Ose bëj monolog ti dhe ne ikim

Bylykbashi: Po të më dëgjosh, bën vaki edhe shpjegohesh

Bollino: Po flisni për 30 minuta! Ne jemi këtu

Bollino: Po i kemi dëgjuar çdo ditë, shtatë konferenca

Bylykbashi: Zoti Bolino, nëse do të më ndërpresësh, nuk do të flasësh dot. Ta mbaroj argumentin

Bollino: Argumenti nuk qëndron. Gjykata merr vendim të formës së prerë

Bylykbashi: Më fal, kur e ke mbaruar Fakultetin e Drejtësisë që diskutojmë bashkë për këtë këtë çështje. Se bën vaki e ke dhe atë diplomë.

Duma: Ne nuk kërkojmë diplomën, ne kërkojmë rezultatin fundor

Bylykbashi: A ka mundësi ta vazhdojmë këtë pjesë? Basha atë regjstrim në gjykatë e ka të ankuar. Po në atë ankim, është kërkuar ç’regjistrimi i tij sepse ka dhënë dorëheqjen.

Në skadim të afatit të regjistrimit të partive politike në KQZ, mbështetësit e Lulzim Bashës nxorën nga sirtarët një shkresë të lidershipit demokrat të firmosur tri ditë para se ai të jepte dorëheqjen në mars te 2022, ku Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhin i jepen kompetencat e kryetarit për proceset zgjedhore.

Top Channel