Nik Gjeloshaj ka fituar zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi.

Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” morri 18 mandate dhe zyrtarisht fitoi të drejtën edhe për kryetarin e komunës së Tuzit. Shqiptarët nisën festën nën ngjyrat kuq e zi dhe sigurisht nën tingujt e muzikës shqiptare.

Ditën e sotme në Tuz të Malit të Zi, komunë me shumicë shqiptare, u mbajtën zgjedhjet vendore ku garuan katër koalicione dhe tre forca politike të pavarura.

Këto janë zgjedhjet e dyta, pasi komuna fitoi pavarësinë nga Podgorica, katër vite më parë. Nik Gjeloshaj, mori mandatin e dytë me koalicionin “Forumi Shqiptar, Bashkim e Zhvillim”. Ai ka mbledhur pjesën më të madhe të forcave politike shqiptare në Mal të Zi.

Këto zgjedhje ishin si shumë të rëndësishme në komunën që mbizotërohet nga shqiptarët për shkak edhe të klimës jo fort të mirë kohët e fundit dhe trysnisë anti-shqiptare.

Për këtë, nga Amerika, mbërritën me qindra shqiptarë, vetëm për të marrë pjesë në votime.

Top Channel