Personazhet e aksionit të aktorit amerikan Tom Sizemore duket se shpesh reflektonin dramën dhe zhgënjimet në jetën personale.
Aktori kryesisht në role negative në disa prej filmave më të njohur të viteve 1990-të e 2000 si ‘Black Hawk Down’, ‘Born on the Fourth of July’, ‘Natural Born Killers’, ka vdekur në moshën 61 vjeçare.
Sizemore pritej të luante në filmin e ri të aksionit, të pavarur nga studiot e mëdha, ‘Impuratus’, në rolin e një hetuesi policie që nis të besojë në forcat mbinatyrale, pas rrëfimeve para vdekjes së një veterani të Luftës Civile në SHBA.
Por ai pësoi një ishemi te papritur në tru më 18 shkurt në shtëpinë e tij në Los Angeles qe e la ne gjendje kome, para se familjarët vendosën të ndalonin makinerinë që e mbante në jetë.
Sizemore kishte lindur në Detroit, Michigan, nëna e të cilit punonte për avokatin e popullit ndërsa babai ishte avokat dhe profesor filozofie.
Fama e tij erdhi në vitet 1990-të me rolet në filma si ‘Saving Private Ryan’, ‘Pearl Harbor’ dhe dramën e aksionit ‘Heat’.
Në 2013, Sizemore publikoi një libër autobiografik ku tregonte për lidhjen e tij me aktoren britanike Elizabeth Hurley, teksa më vonë u martua me aktoren Maeve Quinian.
Emrii tij është përfshirë në disa skandale seksuale teksa në një video ai tregonte se kishte bërë seks me Paris Hilton – e cila e mohonte nga ana e saj.
Në 2003 ai u dënua me tre muaj burg për dhunë shtëpiake, dhe disa herë nuk kaloi testin e drogave gjatë lirisë me kusht.
Sizemore lë pas dy fëmijët, Jagger and Jayden, ndërsa një ceremoni private në krematorium do të kryhet nga familja në ditët në vijim.
Top Channel