Babai britanik fut në shtëpi dy joshëset që e intoksikojnë dhe e vrasin me thikë për Rolex-in e rremë (fotot)

04/03/2023 16:55

33 vjeçari babai i katër fëmijëve Saul Murray kishte ftuar në shtëpi dy gra që kishte njohur online, 36 vjeçaren Surpreet Dhillon, dhe 21 vjeçaren Temidayo Awe, të cilat i kishin dhënë qetësues duke e bërë të humbiste ndjenjat, para se bashkëpunëtorët e tyre ta vrisnin atë për një grabitje ordinere në Londër qe përfundoi tragjikisht.

Sot në gjyqin e çështjes tragjike u tha se dy të rejat kishin joshur dhe droguar burrin naiv që pozonte në rrjetet sociale me ora të rreme Rolex, para se bashkëpunëtorët e tyre ta vrisnin atë barbarisht në Hackney në lindje të Londrës.

Saul Murray, 33 vjeç, vdiq pas një grabitjeje të shkuar keq në shtëpinë e tij pasi ishte njohur me dy vajzat me të cilat kishte kryer marrëdhënie seksuale, por që më pas i kishin dhënë tinëz qetësuesin e fortë nervor GHB (acidi gama-hidroksibutirik).

Burri ishte shënjestruar nga Surpreet Dhillon, 36 vjeçe e Temidayo Awe, 21, pasi postonte foto të dy orave të tij Rolex në Instagram.

Në gjykatë u tha se Dhillon kishte joshur zotin Mr Murray online, dhe më pas e kishin vizituar në shtëpinë e tij.

Por mesa duket qetësuesi nuk e kishte bërë Murray të humbiste ndjenjat, prandaj në shtëpi erdhën 31 vjeçari Ikem Affia, dhe 29 vjeçari Cleon Brown, për të grabitur dhe më pas për të vrarë viktimën.

Trupi i Murray u gjet me plagë thike në shtëpinë e tij më 27 shkurt të vitit të shkuar por asnjë nuk mund të bëhej për ta shpëtuar.

Policia kishte identifikuar më vonë vrasësin Affia nga një xhaketë e shtrenjtë me prodhim të kufizuar që mbante veshur.

Ai ishte parë me të njëjtën xhaketë në një dyqan ushqimi të shpejtë dy ditë para sulmit.

Xhaketa që zbuloi vrasësin kushtonte 1,350 paundë dhe vetëm 69 të tilla ishin shitur në Britani, çka çoi rrjedhimisht policinë te i dashuri i saj Affia.

Policia kishte përdorur gjithashtu të dhënat elektronike të makinës Mercedes që ishte marrë me qera nga grupi, duke zbuluar që kishin qenë në adresën e vrasjes.

Juria vendosi se Affia, të shpallej fajtor për vrasje, kurse Dhillon, nga Stratford, Brown, Awe, të shpalleshin fajtorë për vrasje nga pakujdesia.

Affia u dënua me një minimum prej 25 vjetësh, Dhillon me 10 vjet dhe Temidayo Awe shtatë vjet burgim.

Prokurori Dale Mepstead, tha në gjyq: “Ky ishte një sulm i planifikuar dhe i qëllimshëm, i ndihmuar nga Dhillon e Awe dhe i realizuar nga Affia e Brown.

“Duket nga mënyra sesi gratë përdorën substancën qetësuese ndaj Murray dhe nga fakti se Affia ishte i armatosur me thikë, se ata do të merrnin atë që do të donin me çdo kosto, dhe fatkeqësisht kjo rezultoi jeta e Murray.”

FOTO GALERI
1/5
Viktima 33 vjeçari babai i katër fëmijëve Saul Murray

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA