Një burrë suedez 70-vjecar ka gjetur një famë të vonshme në rrjetet sociale duke shfaqur fizikun e tij prej body-builder, duke marrë lëvdata për muskujt e tij nga fansat e shumtë, të cilët paguajnë për abonimin.
Ata e quajnë shpesh 70-vjeçarin ‘gjyshin më muskuloz në botë’ i cili i shpërblen ata me foto të krahëve dhe trupit muskuloz, se bashku me këshilla për një stërvitje sa më të shëndetshme.
Bodybuilder-i Andreas Cahling njihet që ka luajtur më parë në filmin Tor si dhe ka fituar një titull në kompeticionin IFBB në vitin 1980.
Fotot e tij kanë tërhequr më shumë se 47,000 ndjekës në rrjetet sociale
Përveç imazheve të tij, Cahling jep gjithashtu informacione frymëzimi që dhe të tjerë të nisin rrugëtimin e tyre të stërvitjes dhe kulturës së forcimit të trupit.
Duke folur për regjimin e tij Cahling thotë: “Shumica e formës time është gjenetike dhe hormonale.
“Ushqimi dhe stërvitja shoqërohen me mendësi pozitive dhe mirënjohje për gjërat e mira në jetë, ne duhet të kujdesemi për veten tonë ashtu si koleksionistët për makinat klasike”.
“Nuk është nevoja të stërvitemi deri në ezaurim, çdo veprim duhet të shoqërohet me qasjen e duhur mendore”, shton eksperti i moshuar.
Top Channel