Vepra “Certifikata e martesës” shkruar nga Ephraim Kishon me regji nga Driada Dervishi u risoll për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar ArTurbina.

Pas 30 vitesh bashkëjetesë, çifti Meleku kujtohen që nuk dinë ku është certifikata e martesës. A varet realisht martesa  nga një certifikatë? Rolet në vepër luhen nga aktorët Gentian Zenelaj, Olta Daku, Vlera Pylla, Xhuliano Brisku, Mimoza Marjanaku dhe Amri Hasanlliu.

Është mjaft e rëndësishme të shkruash për njerëzit e zakonshëm, sepse mbretërit dhe presidentët shkojnë e vijnë, ndërsa hidrauliku duhet përherë, pra qëndron gjithmonë. Pikërisht kjo e bën atë një njeri me një rëndësi mjaft të veçantë, kjo është arsyeja sipas autorit Ephraim Kishon që komedia “Certifikata e martesës” ka një sukses të jashtëzakonshëm.

Autori Ephraim Kishon është quajtur satiristi më i madh izraelit, me më shumë se 50 libra të përkthyer në 37 gjuhë me 43 milionë kopje. Libri i tij “Lezetet e familjes” i sjellë në shqip nga Robert Shvarc, thuhet se është libri më i shitur në hebraisht pas Biblës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta