Analisti Arjan Çani ka deklaruar këtë mbrëmje në Top Story se çështja e McGonigal nuk do të qartësohet në 2023 dhe se gjyqi ndaj tij me gjasa do të zgjasë mbi gjashtë muaj. 

Sipas tij nëse lidhja e kryeministrit me këtë çështje do të kishte ndodhur në një vend tjetër, Rama do ishte thirrur në dyert e drejtësisë të paktën për të dëshmuar.

“Ecobari doli dhe tha pa përmendur Ramën se kjo nuk e impakton marrëdhënien dhe mbeten të rëndësishme marrëdhëniet me Shqipërinë. Për mua kjo gjë nuk është kot, nuk e tha për qejf, dukej që ishte për ti dhënë një dorë. Ai nuk e përmendi u tregua i kujdesshëm duke thënë se Shqipëria është aleate. Ky do të jetë debat shumë i bukur, kjo është një fabul fantastike dhe kam dëgjuar se minimum 6 muaj duhet derisa të dalë në gjyq sërish McGonigal. Kjo është interesante kjo histori, po ka një çështje dhe Rama nuk është  i akuzuar por në një vend me drejtësi më të pavarur se në Shqipëri kjo çështje do të ishte në dyert e drejtësisë, Rama do të pyetej.”-* tha Arjan Çani.

Top Channel