Përfaqësues të trevave shqiptare, kryetar nga bashkitë e bendit dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në sheshin Gjergj Kasterioti në Lezhë për kremtimet e 579 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Pjesë u bën dhe nxënës nga nga i gjithë veriu i Shqipërisë me veshje tradicionale duke perfomuar pjesë të ndryshme artistike.

Edhe në këtë ditë nuk munguan thirrjet për bashkim jo vetëm në festa të tilla, gjithashtu të gjithë lobuan fort që kjo festë të kthehet në një festë zyrtare për të qenë kjo një datë e shënuar për të gjithë shqiptaret kudo ndodhen.

Aktivitet për të përkujtuar këtë festë kanë nisur që prej dy ditësh në Lezhë me projeksionin e dritave me simbolet e heroit kombëtar në malin përballë qytetit si dhe me muzeun virtual në memorialin e Skenderbeut, për tu përmbyllur me ekspoziten e fotove të vjetra të qytetit të Lezhës.

Top Channel