Gati një metër borë, kaos në rrugët e Kroacisë/ “Bisha” i afrohet Britanisë së Madhe

27/02/2023 16:03

70 centimetra borë kanë shkaktuar një kaos të vërtetë të trafikut në rrugët e Kroacisë.

Me qindra drejtues automjetesh mbetën të bllokuar në autostradën A1 të saj dhe ndonëse paraditen e  sotme, gjendja u përmirësua disi, sërish në disa pjesë të vendit ka ende ngërçe të tilla. Anëtarë të Shërbimit Kroat të Shpëtimit Malor janë në terren dhe janë angazhuar për shpëtimin e udhëtarëve të bllokuar prej sasisë së madhe të dëborës, që vazhdon në disa rajone, po vazhdon të bjerë.

Reshje të rrëmbyera shiu priten sakaq në zonat bregdetare të vendit. Përveç Kroacisë, bora ka shkaktuar pështjellim në komunikim edhe në  pjesën më të madhe të Bosnjë-Hercegovinës. Për shkak të kësaj, trafiku këtë mëngjes ka qenë jashtëzakonisht i ngadaltë, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të kenë kujdes maksimal. Metereologët në Britaninë e Madhe sakaq paralajmërojnë për ngrica e stuhi bore në mars.

Met Office pohoi se pritet një ulje e menjëhershme e temperaturave, reshje dëbore dhe erëra të forta në të gjithë vendin. Njoftimi erdhi pasi mbrëmjen e djeshme, qielli në Britani ofroi spektakel të atyre që njihen si Dritat e Veriut. Imazhe mahnitëse treguan Aurorar Borealis që e veshën qiellin në ngjyrë të verdhë e vjollcë, ndërsa përderisa për momentin ai është i pastër, ekspertët thonë se dritat vezulluese mund të shihen përsëri mbrëmjen e sotme.

Top Channel