100 vite më parë në Shqipëri është krijuar komuniteti mysliman shqiptar, një organizatë që i dha mëvetësinë sistemit të klerikëve. Në këtë përvjetor, drejtoria e arkivave organizoi një ekspozitë me faktet historike

Tashmë ka plot një shekull që është themeluar Komuniteti Mysliman i Shqipërise.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe me Bashkinë e Tiranës, ka prezantuar një ekspozitë dokumentare dhe fotografike në kuadrin e 100-vjetorit të Kongresit që kurorëzoi përpjekjet e myslimanëve për mëvetësi.

Në vitin 1923, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpalli mëvetësinë dhe u themelua si institucion i pavarur në organizimin e të gjithë veprimtarisë së tij. Ka qenë një shekull plot me sfida, si në fillimet e të funksionuarit si të pavarur, po ashtu edhe në periudhat e mëvonshme. Dëshmitë historike që tregon kjo ekspozitë, flasin për këtë histori të lavdishme të Komunitetit

Mëvetësia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë është një moment kulmor në historinë e shtet ndërtimit.

Mëvetësimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ashtu sikurse mëvetësimi i komuniteteve të tjera fetare në vend, u bë në momente kyçe të shtetndërtimit tonë, duke krijuar një shoqëri me tolerancë fetare me baza atdhetare.

Me rastin e këtij viti jubilar për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, DPA-ja shpalosi informacione lidhur me mbajtjen e Kongresit të parë Mysliman Shqiptar, foto të anëtarëve pjesëmarrës, dokumente mbi vendimet e marra, të dhëna rreth detyrave të anëtarëve të Këshillit të Naltë dhe të Myftiut të Përgjithshëm, H. Vehbi Dibra etj

Top Channel