Sulmet ruse kanë shkatërruan sistemin energjetik, stabilizohet situata e ndërprerjeve në Ukrainë

26/02/2023 18:23

Situata e ndërprerjeve të energjisë elektrike në Ukrainë duket se po stabilizohet, pasi autoritetet vendase kanë raportuar se nuk do të ketë më shkëputje.

E gjithë situata do të jetë në varësi të sulmeve ruse, të cilat kanë shkatërruar sistemet energjetike në vend që nga nisja e luftës para një viti.

“Kufizimet e energjisë elektrike nuk do të futen, me kusht që të mos ketë goditje nga Federata Ruse në objektet e infrastrukturës. Ndërprerjet do të përdoren vetëm për riparime. Ky sezon i ngrohjes ka qenë jashtëzakonisht i vështirë. Por inxhinierët tanë energjetikë arritën ta mirëmbajnë sistemin energjetik dhe për të tretën javë me radhë prodhimi i energjisë elektrike ka siguruar nevojat e konsumit, kemi rezerva”, deklaroi Herman Halushchenko-Ministër i Energjisë.

Ky vendim vjen pas disa muajsh ndërprerjesh të vazhdueshme të shkaktuara nga bombardimet ruse.

Pas pengesave të shumta në fushën e betejës dhe zvogëlimit të operacionit të trupave të saj në lindje dhe jug të Ukrainës, Rusia në tetor filloi të bombardojë infrastrukturën energjetike të vendit, duke lënë miliona pa energji dhe ngrohje për ditë të tëra.

Temperatura në muajt e dimrit shpesh qëndron nën zero në pjesën më të madhe të Ukrainës.

Top Channel