
PSG “shkatërroi” 0-3 Marseille në Ligue 1, ndërsa Milani arriti një fitore të madhe përballë Atalantës në Serie A.
Klasikja franceze u transmetua në SuperSport 2 dhe dhuroi emocione të forta
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, por PSG goditi në momentin e duhur. Leo Messi dhuroi asist për Kylian Mbappe dhe ky i fundit kaloi skuadrën në avantazh (25’).
Katër minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë. Mbappe i ktheu reston argjentinasit, i cili dyfishoi për PSG-në. Goli i tretë ishte thjesht fantastik.
Messi dhuroi një super asist për Mbappe. Ky i fundit tundi rrjetën me një goditje të menjëhershme. Me fitoren e sotme, PSG e dërgoi në tetë pikë diferencën me Marseille.
Mbappe barazoi Edinson Cavanin si goleadorin më të mirë të historisë së klubit me 200 gola. Ylli francez e arriti këtë shifër për 246 ndeshje, ndryshe nga “El Matador” të cilit iu deshën 301 ndeshje.
Top Channel