Tragjedia në Dubai/ 20-vjeçari vdes pasi i shpërthen kokaina në stomak, nëna dhe njerku përballen me akuzën e rëndë 12/11 23:00
Ministri gjerman i Mbrojtjes ka reaguar këtë të dielë ndaj propozimit kinez për armëpushimin e luftës në Ukrainë.
“Kur dëgjoj raporte, dhe nuk e di nëse janë të vërteta, sipas të cilave Kina mund të planifikojë të furnizojë Rusinë me drone kamikaze, duke paraqitur në të njëjtën kohë një plan paqeje, atëherë sugjeroj që të gjykojmë Kinën nga veprimet e saj dhe jo fjalët e tij”, tha Boris Pistorius për median gjermane.
SHBA dhe Gjermania e kanë paralajmëruar më parë Kinën që të mos dorëzojë armë në Rusi. Sipas raporteve të fundit, Pekini dhe Moska thuhet se po negociojnë blerjen e 100 dronëve sulmues, të cilët mund të dorëzohen në prill.
Top Channel