Vrasja në Ksamil/ U la në burg pasi tentoi të largojnë me makinë Vatën drejt Tiranës, shtetasi turk në Gjykatë: Më tha jam rrëzuar me motor, kërkoi… 21/08 22:24
Viktori u përfshi sonte në “Për’puthen Prime” në një debat me Neda Ballukën.
Teksa opinionistja po komentonte takimet dhe njohjet që po zhvillon konkurrenti në program, ky i fundit i ngriti zërin duke e kundërshtuar. Por, nuk u ndal me kaq. Ai i përmendi Nedës familjen dhe përdori një koment të ulët për shtatzënisë e saj.
Menjëherë më pas, moderatorja Bora Zemani i kërkoi Viktorit të lërë studion. I nervozuar dhe me ofendimet që nuk i kurseu, ai doli nga skena, ndërkohë që Bora theksoi se do të ketë një vendim nga produksioni për këtë incident.
Sjelljen e Viktorit e dënoi Ardit Çuni dhe Olesia Leço, dy opinionistët e ftuar të kësaj mbrëmjeje.
Top Channel