Tensione në ajër! Avioni luftarak kinez “sulmon” avionin e marinës amerikane

25/02/2023 13:10

Tensionet e akumuluara mes Kinës e SHBA-së u shfaqën hapur së fundi në hapësirën ajrore mbi Detin e Kinës Jugore.

Një avion luftarak kinez J-11, i armatosur me katër raketa ajër-ajër, është shfaqur papritur në pjesën e pasme të një avioni patrullues amerikan P-8 në patrullim, fluturoi mbi të e pastaj ndaloi disa qindra metra larg krahut të avionit të marinës amerikane.

“Këtu forcat ajrore të Ushtrisë Çlirimtare të Kinës. Po i afroheni hapësirës ajrore kineze. Mbani një distancë të sigurt ose do të shenjtëroheni”, ishte mesazhi i përcjella P 8-tës amerikan. Zyrtarët ne SHBA thonë se ky është vetëm më i fundit i një serie episodesh të tilla, të cilat po shtohen rrezikshëm.

Në muajin dhjetor, Shtetet e Bashkuara e akuzuan një avion luftarak kinez se fluturoi shumë pranë një avioni zbulimi të Shteteve te Bashkuara po në zonën e Detit të Kinës Jugore.

Pekini u mbrojt duke thënë se ishte avioni amerikan ai që u kthye papritur drejt atij kinez. Kina ndërkohë nuk i është përgjigjur thirrjeve të SHBA-së për bisedime lidhur me këto përballje të pasigurta ushtarake, trendi i të cilave po kthehet në një shqetësim për Washingtonin.

Top Channel