Stjuardesa paralajmëron udhëtuesit jashtë vendit që gjithmonë të mbajnë një peshqir te dera e hotelit (fotot)

25/02/2023 16:05

Një stjuardesë amerikane e njohur si Cici, shpërndan këshillat e saj udhëtimit në rrjetin TikTok dhe ka krijuar një listë të gjatë të gjërave që bën kur qëndron në hotele, siç është për shembull siguria që dera të jetë gjithnjë e mbyllur.

Për të siguria është shumë e rëndësishme gjatë ndalesave të shumta të punës kështu që gjithmonë ndjek rregullat e saj sa herë që ndalon në një hotel, shkruan rrjeti britanik Express.

Sipas ekspertes së udhëtimit, është thelbësore që “gjithmonë të numërohet numri i dyerve deri në shkallët e daljes”, thotë Cici në një video të fundit në TikTok.

Kjo bëhet pasi në rast zjarri “kur është errësirë apo me shumë tym” mund të ndihmojë të ftuarit e hotelit për të gjetur daljes.

Ajo kërkon gjithashtu që klientët të njohin sa mundet hartat e evakuimit të zjarrit që vendosen shpesh në korridoret e hoteleve për raste emergjence.

Stjuardesa këshillon gjithashtu që dera e dhomës të jetë e mbyllur sa herë ata largohen, që sipas saj mund të harrohet shumë herë pa u bërë.

“Duke ecur shikoj dyer që nuk janë të mbyllura plotësisht”, thotë Cicic duke shtuar se zakonisht dhomat kanë dyer të rënda që kanë nevojë për një shtytje finale që të mbyllen plotësisht.

Ajo shton se gjithmonë merr një peshqir nga banja dhe e mbështjell rreth dorezës së sigurisë, si një masë shtesë sigurie.

Gruaja thotë se përdor gjithashtu një “alarm personal sigurie” që lëshon zhurmë në rast sulmi ose për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve.

“Nëse dikush trohet në derë dhe thotë se është pastruesja apo kamarieri kur nuk ke porositur gjë, atëherë telefononi recepsionin”, shton stjuardesa e kujdesshme.

FOTO GALERI
1/3
Një stjuardesë amerikane e njohur si Cici, shpërndan këshillat e saj udhëtimit në rrjetin TikTok

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA