“Në emër të lirisë”/ Ekspozohen 157 punimet e realizuara nga Rexhep Selimi në burgun e Hagës

25/02/2023 12:54

Ekspozita “Në emër të lirisë” ekspozon rreth 157 punime artistike, në pikturë dhe grafikë, të artistit autodidakt Rexhep Selimi me elemente që vijnë nga folklori shqiptar.

I ndodhur në kushte jo të zakonshme, brenda qelisë së tij në Hagë, ai shfaq një talent të fshehur duke hedhur fillimisht në letra, më pas në kartona dhe telajo përjetimet e tij mbyllur në dhomën e ftohtë të burgut të sigurisë së lartë.

Pjesën më të madhe të punëve ja kushton vajzës së tij të vogël. Veprat në ekspozitën që qëndron në COD janë vendosur në formën e një rrëfimi Përzgjedhja e tyre nga kuratorja Eridana Cano është si fjalët e zgjedhura me kujdes në një rrëfim.

Rexhep Selimi është një emër i njohur i shtetit të Kosovës. Ai është ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm;

Rexhep Selimi, sikur edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi qëndrojnë sot të burgosur akuzohet nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Me fillimin e këtij burgimi, që nga 5 nëntori i vitit 2020 ai shfaq talent në pikturë duke numëruar rreth 300 tabllo të ndryshme në teknikën pikturë dhe grafikë.

Top Channel