Treni historik me avull i Skocisë mbush 100 vjetorin e shpejtësisë mbi 100 milje në orë (fotot)

24/02/2023 18:46

Treni i parë me avull në botë që arriti shpejtësinë mbi 100 milje në orë ‘Flying Scotsman’ (Skocezi Fluturues), kalonte sot sërish mes stacionit kryesor të Edinburg në Skoci teksa celebronte 100-vjetorin.

Lokomotiva e tij e famshme u nis për herë të parë nga Doncaster në 24 shkurt 1923, dhe prej shpejtësisë së tij i mbiquajt “Skocezi Fluturues”, gjatë një ekzibicioni në Londër, thotë  përfaqësuesja e muzeumit të hekurudhave Judith McNicol.

Treni ishte i pari që bënte pa ndalesë itinerarin Londër Edinburg dhe ka udhëtuar gjithashtu nëpër botë, duke u transportuar në Amerikë e Australi.

Poeti vendas Simon Armitage, që ishte në Edinburg për mbërritjen e lokomotivës tha se Flying Scotsman përfaqësonte një “kombinim të mekanikës dhe magjisë”.

“Është si njëfarë ëndrre e gjithë kjo. Ishte treni i parë me avull që arriti shpejtësinë mbi 100 milje në orë dhe i veti që ka udhëtuar nëpër botë. Ai ka udhëtuar në Amerikë e Australi prandaj njihet në botë”.

Përfaqësuesja e hekurudhave Judith McNicol, shtonte:

“Trenat kanë pasur përherë një vend romantik në kulturë e letërsi. Unë po qëndroja pranë tij dhe e pashë se është një bishë e madhe frymezuese, e pisët dhe e fuqishme”.

FOTO GALERI
1/7
Treni i parë me avull në botë që arriti shpejtësinë mbi 100 milje në orë ‘Flying Scotsman’ (Skocezi Fluturues), kalonte sot sërish mes stacionit kryesor të Edinburg

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta