Shumica e njerëzve janë të njohur me vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, por a e dini se në këtë listë nuk bëjnë pjesë vetëm qytetet e rëndësishme me histori dhe kulturë?
UNESCO rendit si të çmueshme edhe kulturën jo materiale të vendeve të ndryshme të botës. Në të bëjnë pjesë shfaqjet artistike, festivalet, ritualet, mjeshtëri të ndryshme, e mes shumë e shumë praktikave të tilla bëjnë pjesë edhe traditat e gatimeve.
Ushqimi dhe kultura janë të ndërthurura. Proceset e përfshira në përgatitjen, servirjen e ushqimeve dhe pijeve të caktuara mund të duken të thjeshta, por ato shpesh kanë një rëndësi të rëndësishme sociale dhe kulturore.
Për shembull, recetat mund të përdoren për të transmetuar njohuritë nga një brez në tjetrin. Ndërsa përgatitja dhe konsumi i disa ushqimeve si pjesë e një feste mund të forcojë lidhjet shoqërore.
Për turistët, njohja e ushqimit dhe traditat e kuzhinës në vendin të cilin po vizitojnë, është një nga mënyrat më të mira për të thelluar njohuritë dhe për të pasuruar këtë eksperiencë.
Deri më sot UNESCO ka njohur 30 tradita të lidhura me përgatitjen e ushqimit dhe pijeve si pjesë e Listës të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa prej tyre.
Ky shkop buke është nga ushqimet më të dashura të vendit. Është një traditë që daton që në shekullin e 18-të. Receta tradicionale ka vetëm katër përbërës: miell gruri, ujë, maja dhe kripë.
Çaji është një mënyrë jetese në Kinë, pasi është një nga vendet më të vjetra në botë që e kanë konsumuar këtë pije. Sipas UNESCO-s, ka më shumë se 2000 çajra të ndryshëm të prodhuar në Kinë nga kategori të ndryshme bimësh.
Tartufi është një përbërës i rëndësishëm në kuzhinën italiane, veçanërisht në rajonet prodhuese si Toskana. UNESCO njohu rëndësinë e tekniave italiane të gjuetisë së tartufit, të cilat transmetohen gojarisht ndër breza. Teknikat përfshijnë dy procese të rëndësishme: gjuetinë dhe vjeljen, e cila bëhet me një lopatë të veçantë. Tradita e kuzhinës përfshin gjithashtu festa që mbahen në fillim dhe në fund të çdo sezoni të tartufit. Gjatë festimeve përgatiten ushqime të veçanta për të shfaqur shijet e shijshme të tartufit të rritur në vend.
Regjimi ushqimor mesdhetar përfshin vende si Spanja, Italia, Portugalia, Maroku, Kroacia, Qipro dhe Greqia. Mënyra e proceseve me të cilat përgatien ushqimet, e bëjnë këtë regjim një pjesë të rëndësishme të kulturës së këtyre vendeve. Një faktor tjetër është roli i tregjeve. Në shumicën e qyteteve ka tregje të mëdha ushqimesh, secila me tezga dhe me shitës vendas që shesin specialitetin e familjes së tyre.
Kafeja u prezantua për herë të parë në Perandorinë Osmane në shekullin e 15-të. Dhe që nga ai moment, osmanët kontrolluan rrugët e tregtimit të kafesë dhe ishin përgjegjës për përhapjen e kafesë në të gjithë perandorinë. Kjo shpjegon edhe pse vendet dhe territoret e pushtuara më parë nga osmanët, kanë traditat e tyre që janë të lidhura ngushtë me kafenë turke. Mënyra e përpunimit të kafesë turke dhe konsumit të saj pasqyron kulturën e vendit.
Birra në Belgjikë është prodhuar që në mesjetë, dhe fillimisht u bë nga murgjit dhe murgeshat. Birra në këtë periudhë shërbeu si një zëvendësues për ujin, pasi ai ishte shpesh i papastër dhe i sëmurte njerëzit. Bira mund të shkatërront çdo mikrob dhe kështu u bë një pjesë jetike e kulinarisë, kulturës dhe traditës së vendit. Sot, ka mbi 1500 lloje të ndryshme të birrës belge me një shumëllojshmëri shijesh, ngjyrash dhe përqindje alkooli.
Buka e sheshtë ka një histori të gjatë në kontinentin euroaziatik dhe çdo rajon dhe vend ka variacionet e veta. Ajo është jashtëzakonisht e rëndësishme për kulturën gastronomike në këto vende. Përveçse kosnumohet si një ushqim i përditshëm, kjo lloj buke luan një rol të rëndësishëm edhe në dasma, lindje, funerale dhe tubime fetare. /AgroWeb
Top Channel