Festivali i mrekullueshëm në Nepal falenderon qentë për miqësinë e besnikërinë ndaj njeriut (fotogaleri)

23/02/2023 21:45

Çdo vit miliona besimtarë në Indi dhe zonat rreth saj mbajnë festivalin e dritave Diwali, në eventin pesë-ditor me ritualet e veta sipas rajoneve.

Eventi celebron diversitetin kulturor, fokusohet në këmbimin e dhuratave, vlerësimin e qenieve njerëzorë dhe ndërlidhjes shpirtërore mes tyre, kafshëve e bimëve që na rrethojnë, përfshi edhe qentë.

Ekuivalentja e kësaj feste në Nepal është festivali Kukur Tihar, i cili ka një ditë të veçantë kushtuar vetëm qenve dhe falënderimit të tyre për devotshmërinë e miqësisë së pandalur ndaj njeriut.

Në festival qentë vishen me kurora lulesh që njihen në vend si ‘malla’, ushqehen e zbukurohen në shenjë respekti e dinjiteti për sherbimin e tyre ndaj njeriut.

Balli i qenit gjithashtu shënohet me pikën e kuqe “tika” (me ngjyra natyrale të përkohshme), për ta shënuar kafshën si një objekt devotshmërie, ashtu siç përdoret shenja shpesh në kulturën hindu si “syri i tretë”, i mendjes dhe anës shpirtërore të njeriut.

Sipas këtij besimi, ne kete menyre syri mund të shikojë shumë më tepër nga sa perceptojnë shqisat, kur ato nuk janë të lidhura me mendjen dhe gjëndrat shpirtërore të trupit tonë, si për shembull gjëndra pineale në mesin e ballit.

Pjesë e ceremonisë për qentë është sigurisht ushqimi i bollshëm dhe i cilësisë së lartë, i cili u ofrohet si qenve shtëpiakë ashtu dhe atyre të rrugës.

Pika e kuqe “tika” shënohet nga vendasit me një pluhur të kuq të quajtur ‘abir’, dhe simbolizon devotshmërinë.

Festivali Kukar Tihar zhvillohet në vjeshtë kur adhuruesit e qenve shpërndajnë fotot e kafshëve të tyre të zbukuruara, të cilat marrin mbështetje të gjerë në rrjet nga dashamirësit e eventit emocionues.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA