Borxhi i Shqipërisë, 11 mld euro! Të ardhurat rekord në vitin 2022 e ulën borxhin në 66.79% të PPB

23/02/2023 19:33

Të ardhurat rekord në vitin 2022 sollën për herë të parë uljen e borxhit publik.

Buxheti i shtetit mblodhi rreth 538 milionë euro më shumë në 2022-in. Të ardhurat arritën në 28.2% të PBB-së, ndërsa shpenzimet qëndruan në nivele të njëjta me një vit më parë në rreth 31% të PBB-së.

Kjo uli deficitin dhe ndihmoi qeverinë që për herë të parë të fillojë kurbën ulëse të Borxhit publik. Sipas treguesve nga Ministria e Financave borxhi ka arritur në nivelin 66,79% ndaj PBB, një ulje me 6% nga një vit më parë, ndërsa stoku qëndron në rreth 11.3 miliardë euro.

Nga Buxheti, u paguan vitin e kaluar gati 78 miliardë lekë apo 678 milionë euro interes dhe principal borxhi, gjithashtu një shifër rekord, gati 3.8% e PBB. Në të njëjtat nivele qëndroi edhe deficiti.

Në planet fiskale qeveria parashikon konsolidimin fiskal, me ekonominw qw do tw rritet mesatarisht 3- 4% nw tre vitet e ardhshme dhe pret që niveli i borxhit të ulet deri në 64.2% në 2026-ën, ndërsa synohet edhe më tej ulja e deficitit.

Top Channel