Një fëmijë 14-vjeçar nxënës i shkollës “Adem Sheme” në Sarandë është kthyer në tmerrin e dhjetëra nxënësve të tjerë.
Dy ditë më parë ka mbajtur nën kërcënimin e një arme pistoletë që ende nuk është konfirmuar nëse ishte lodër apo një armë reale 14 nxënës si dhe mësuesen që po bënte mësim në turnin e pasdites për rreth 45 minuta. Prindërit kane denoncuar rastin dhe prej dy ditësh nuk çojnë fëmijët në shkollë.
I pyetur mbi rastin drejtori i Shtëpisë së Fëmijës Arjan Hasipi, tha jashtë kamerës se i mituri është pyetur nga policia në praninë e psikologut.
Për rastin në fjalë pritet vendimi i shërbimeve sociale për një transferim të mundshëm në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër.
14-vjeçari është jetim dhe mbahet në shtëpinë e fëmijës dhe i duhet ndihmë e specializuar për të kuptuar dhe zgjidhur origjinën e sjelljes së dhunshme.
Top Channel