
01/03 17:15
Opereta “Karnavalet” është punuar sipas motiveve të komedisë së mirënjohur te Spiro Çomorës “Karnavalet e Korçës”, do të jetë premierë absolute duke filluar prej 25 shkurtit në skenën e Teatrit të Operës.
Kjo shfaqe rikthen pas gjashtë vitesh në këtë skenë Inva Mulën, tashmë në rolin e regjisores.
Në këtë përzgjedhje ka diçka shumë personale. Avni Mula është kompozitori i kësaj operete. Prandaj edhe Inva Mula e nisi falënderimin e parë për artistët dhe solistët e shfaqjes si Solen Alla, Nina Muho, Shpresa Beka. Dorina Selimaj, Ramona Tullumani, Vikena Kamenica etj.
Shfaqja rikthen në dirigjim Elda Laron. Skenografia është e Romeo Canit ndërsa kostumet nga Elva Bella.
Top Channel