Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një nxënës i shkollës së mesme ka goditur me thikë për vdekje një mësuese spanjolle në një shkollë në qytetin Saint-Jean-de-Luz.

Prokurori lokal Jerome Bourrier konfirmoi sulmin për agjencinë e lajmeve AFP, me mediat lokale që thanë se incidenti ndodhi në një klasë të mërkurën në mëngjes.

Studenti është arrestuar. Mediat lokale raportuan se studenti mund të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Ata thanë se në këtë fazë të hetimit nuk kishte asnjë sugjerim se incidenti ishte i lidhur me terrorin.

Mësuesja ishte rreth të pesëdhjetave dhe vdiq nga arresti kardiak kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, thanë mediat lokale.

Gazeta franceze Sud Ouest tha se nxënësi hyri në klasë ndërsa mësuesja spanjolle po jepte mësim dhe e sulmoi atë.

Ministri francez i arsimit, Pap Ndiaye shprehu ngushëllimet në një postim në Twitter. Zëdhënësi i qeverisë franceze, Olivier Véran, tha në një konferencë për shtyp se qeveria do të mbështesë arsimtarët në të gjithë vendin pas incidentit.

Top Channel